Aktorja e njohur shqiptare, takohet për herë të parë me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

PANORAMA PLUS/ Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Shtëpinë e Bardhë’ në Washington DC së bashku me disa gra të tjera.

Ato ishin të ftuara në “Shtëpinë e Bardhë” për shkak të një misioni të ndërmarrë nga Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, në lidhje me një ligj të ri që do të mbrojë burrat dhe gratë nga sulmet dhe ngamimet seksuale. Rreth tre viteve më parë , Dushku bashkë me disa gra të tjera të “Hollywood”-it kanë denoncuar në lidhje me sulmet dhe ngacmimet seksuale.

Eliza e cila ka luajtur në filmin e famshëm  “Wrong Turn”, ka publikuar një fotoalbum në Instagramin e saj gjatë takimeve me krerët e SHBA, ku gjithashtu ndau dhe disa imazhe e cila shfaqej pranë presidentit Joe Biden.

Ne ishim të ftuar në @WhiteHouse nga @POTUS javën e kaluar për të marrë pjesë në nënshkrimin e “Përfundimit të Arbitrazhit të Detyrueshëm për Ngacmimin Seksual dhe Ligjit për Sulmet Seksuale” në LIGJ.

Ky ligj i ri do t’i mbrojë gratë dhe burrat nga detyrimi nga klauzolat shtypëse, të padrejta, të fshehta në kontratat e tyre të punës, klauzola që mbrojnë abuzuesit/ngacmuesit përpara se të kryejnë veprimet e tyre. Kjo ka qenë praktikë standarde në industrinë e argëtimit dhe SHUMË të tjera për një kohë të gjatë. Ky ligj i ri po përshkruhet si një nga ligjet më të rëndësishme të punës/punësimit të 100 viteve të fundit.

VIJO LEXIMIN E PLOTE TEK PANORAMAPLUS (KLIKO KETU)

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃