Albi Dhima 'shpëton' Bora Zemanin

Albi Dhima, ish-konkurrent i “Përputhen”, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Expuls”. Moderatori Ronaldo Sharka e vendosi para një zgjedhjeje të vështirë.

“Nëse Arjan Konomi, Bora Zemani dhe Olsa Muhameti ndodhen në një varkë e cila po mbytet në det dhe ti ke mundësi të shpëtosh vetëm njërin prej tyre, kë do të shpëtoje? Të të jap një ndihmë, Arjanin përjashtoje se në një farë forme i ka bërë vitet e veta, këto dy të tjerat janë në lule të rinisë”, i tha ai duke qeshur.

Albi zgjodhi të shpëtojë Borën, duke i kërkuar falje Olsës.

“Okay, hajt se Arjanin e përjashtuam dakord, por midis Olsës dhe Borës…kanë secila shumë peshë si në aspektin profesional ashtu dhe në atë njerëzor, por…po zgjedh Borën, Olsa më fal”, u përgjigj ai.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃