Arbana Osmani feston ditëlindjen e Jonit me një udhëtim rreth botës

Sot për Arbana Osmanin është një ditë e veçantë. Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen dhe moderatorja i ka bërë një dedikim emocionues përmes një postimi në Instagram ku ka postuar foto nga vende të ndryshme ku ata kanë udhëtuar bashkë.

Arbana tregon se dita kur lindi Joni ka qenë dita më e bukur e jetës së saj dhe mezi pret që t'i tregojë vogëlushit botën.

"Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni. Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen shoku im i udhëtimeve, mezi pres të të tregoj botën. Mama", shkruan moderatorja.

Kujtojmë që Arbana është nënë edhe e një djali tjetër, Diellit dhe po pret një tjetër fëmijë, por gjininë nuk e ka zbuluar ende.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃