Çdo grua duhet ta lexojë mesazhin e Adriana Matoshit për 8 Mars

Teksa të gjithë po urojnë dhe po ndajnë mesazhe në këtë 8 mars, edhe deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka një mesazh për vajzat e gratë.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kërkuar nga gratë që të jenë më të lira, më të pavarura dhe më të suksesshme. Madje ajo ka përmendur edhe burrat, si dhe dhunën psiqike dhe fizike.

“GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme! Ni BURR i dhunshem e tradhtar nuk te duhet sen. JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike. Mos duroni, po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu. Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot. Gezuar per ton jeten zemrat e mia!”, shkruan Adriana.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃