Einxhel i kthehet Rudinës: Truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që...

Einxhel Shkira ka folur pas akuzës që Rudina Dembacaj bëri ndaj saj ku u shpreh se idenë e finalistes së BBV për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat, ajo e ka menduar para një viti.

Gjatë një interviste për “Pardon My French” Einxheli tha se nuk ka rëndësi se kush e ka patur idenë e para ose jo, pasi ajo do të duartrokiste çdo person që do ta ndërmerrte këtë iniciative.

“Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në ‘Big Brother’, vetëm do e duartrokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta… Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide”, u shpreh Einxhel Shkira

Ndër të tjera, ajo u shpreh për projektin e saj të ardhshëm, duke thënë se nuk po e bën këtë gjë për t’u dukur si heroinë, por sepse e prek si çështje.

“Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, prekem nëse cënohet pjesa e feminizmit tim. Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më prek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv”, tha Einxhel.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃