Einxhel tregon si e pritën jashtë ‘Big Brother VIP’: Mamin e kam gjetur…

Einxhel Shkira ishte sot në emisionin “Wake UP”, ku mes të tjerash foli dhe për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”. Moderatorja tregoi si e kanë pritur njerëzit pas daljes.

Ajo tha se familjarët e saj kanë qenë shumë të lumtur, ndërsa mamin në veçanti e ka gjetur më mirë se para se të bëhej pjesë e programit.

“Ishin shumë të lumtur. Shumë njerëz më kanë pyetur për mamin, e kam gjetur më mirë se sa e lashë. Ka qenë shumë e lumtur për rrugëtimin tim aty brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Dalja dhe qëndrimi afër njerëzve të mi më të dashur, më ka bërë që të ndihem në një rreth pozitiv. Njerëzit me të cilët qëndrova ishte ajo që më ndihmoi psikologjikisht që t’i kthehesha rutinës time. Unë jam Einxhel që isha para se të hyja në ‘Big Brother VIP’', tha Einxhel. 


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃