'Erdha për të dhënë lajmet dhe...', gazetarja rrëfen momentin që i ndryshoi jetën

Beti Njuma, e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit” kujtoi disa nga projektet e suksesshme që ka realizuar në ekranin e Top Channel. Një ndër folëset e para të lajmeve në Top Channel, po më pas u bë moderatore e disa emisioneve të televizive.

Ajo kujtoi momentin kur iu ofrua të prezantojë “Pasdite në Top Channel”:

“Erdha për të bërë lajmet e edicionin e orës 15:00. Ishte ora rreth 13:00, më thirrën dhe më thanë, do ta bësh apo jo. Kisha rreth 15 minuta kohë. Vendosa ta bëja si një sfidë për veten. Dëshira ime ka qenë të dilja nga korniza e lajmeve dhe e bëra”, kujton Beti.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃