“Hero i mbrëmjes”/ Fotot emocionuese të 11-vjeçarit që e kaloi i vetëm kufirin nga Ukraina në Sllovaki. Në dorë kishte shënuar të dhënat e të afërmëve të tij

275172014_5378956775467834_5681847844471386246_n

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, është quajtur “heroi i mbrëmjes” ditën e shtunë nga autoritetet sllovake pasi ata thanë se ai e kishte kaluar vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

275370087_5378957038801141_8475441586505692153_n 275322604_5378957125467799_8035397555816190999_n

Autoritetet sllovake kanë thënë se i mituri kishte shkuar i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. “Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.

275292606_5378956985467813_6178852443220352597_n 275195746_5378956852134493_8829524659021450893_n 275190952_5378956925467819_7499224280556597804_n

Deklarata, e postuar në faqen e ministrisë së Brendshe sllovake në Facebook të shtunën, thoshte se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur brenda pasaportës së tij, stafi vullnetarët arritën të lidheshin me të afërmit e djalit në Sllovaki të cilët më pas shkuan ta merrnin.

“Ai fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij, pa frikën dhe vendosmërinë e denjë për një hero të vërtetë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

djali sllovaki

djali sllovaki policia

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃