Ja ç'bëri Kim Kardashian vetëm 1 ditë pas divorcit

Vetëm 24 orë pasi divorcit. Kim Kardashian ka hequr nga rrjetet e saj sociale mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj ‘West’. Pasi bëri këtë veprim në Instagram dhe Twitter, 41 vjeçarja mori një mbështetjeje të madhe nga fansat.

Kim dhe Kanye nuk ishin fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit, megjithatë ylli i reality-showt u lidh nëpërmjet një video-telefonate me gjykatën gjatë seancës.

TMZ raporton se avokati i reperit nuk e kundërshtoi kërkesën për divorc nga Kim Kardashian, por paraqiti tre kushte para gjykatës ku vetëm njëri u aprovua. Kushti i parë i Kanye West ishte në lidhje me pasurinë, ku ai kërkoi që çdo qinadrkë që do të ndahet mes tyre, do t’i kthehet palës tjetër nëse njëri nga ata ndërron jetë.

Dy kushtet e tjera, të rrëzuara nga gjykata, ishin: Kim nuk duhet të transferojë asnjë pasuri që posedon dhe ajo duhet të heqë dorë nga “privilegjet martesore” që konsistojnë në rastin ku çdo person me të cilin do të martohet në të ardhmen duhet të refuzojë të dëshmojë komunikimet me të.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃