“Je vajza e fundit me të cilën do dilja”- Mevlan Shaba u rikthye për të gjetur dashurinë e jetes, konkurrenti i “Për’puthen”: Të ka ikur koha, dy vite këtu...

Pas historisë së shumëpërfolur me Lediana Prengën dhe Antonela Berishën, Mevlan Shaba u rikthye në emisionin “Për’puthen” për të gjetur dashurinë e jetës.

perputhen

Por për disa konkurrentë të programit, ai s’duhej të ishte aty pasi i ka ikur koha dhe në dy vite ende s’ka gjetur një partnere.

Gjatë një diskutimi, konkurrenti Samuel Ceribashi iu është drejtuar duke thënë se “duhet që ta gjejë përndryshe është skarco”, ndërsa Mevlan Shaba komentoi takimin e këtij të fundit me Alesian teksa u shpreh se iu duke shumë i shtirur.

Mevlan Shaba iu drejtua Alesias duke i thënë se nuk do dilte kurrë me një vajzë si ajo, ndërsa konkurrenjta u përgjigj se “s’ka pikë interesi për femrat”.

Pjesë nga diskutimi:

Samuel: Mevlanin është një konkurrent që respektoj, por ka dy vite në këtë emision dhe i ka ikur koha. Unë kam thënë që vetë kam qenë në emigrim ndaj se kam gjetur. Kurse ky ka dy vite këtu, përderisa ka ardhur këtu duhet që ta gjejë përndryshe është skarco.

Mevlan: Takimi i Samuelit dhe Alesias mu duk shumë i shtirur. Ajo i bën takimet për të kaluar kohën, për të dalë në television. Ta kam thënë në surrat që s’kam tërheqje ndaj teje, në emision.

Alesia: Ti më ke kërkuar takime

Mevlan: Ti je vajza e fundit që do dilja këtu brenda

Mohon fjalët e tua dhe të bën të shtirur

E kam thënë, që s’kam interes për të me kohë. Komplimente mund ti bëj, por nuk je në shijet e mia

S’ke pikë interesi për femrat, më duket gjë tjetër

Mevlan Shaba: Ti mbajte një djalë në emision dhe i fute shkelmin pas 2 javësh

E di vetë unë se çfarë bëj. Nëse ke krijuar diçka në kokën tënde nuk është faji ii m

Është faji i im?

Po. Nuk e shpreh mendimin tënd drejt.

Alesia mos ia vër re, ke çuna të tjerë plot këtu, shiko një djalë që të bën të lumtur. S’ke pse i jep komente të tjera

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃