'Kurrë nuk e mendoja që do bëhesha njerkë', Rudina Dembacaj prezanton vajzën e madhe të Mark Frrokut

Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku dhe fotot e momentet me ta në rrjete sociale nuk kanë munguar.

Por sot, më 8 mars, Rudina ka vendosur të prezantojë edhe vajzën e madhe të Frrokut, Marën, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rudina ka postuar një foto me Marën dhe shkruan se nuk e kishte menduar kurrë që do e plotësonte kaq shumë dashuria për fëmijët e bashkëshortit.

"E dija qe do behem grua, jam bije, moter, nene por kurre nuk kam menduar me pare, qe do isha dhe njerke. Me ka plotesuar pa fund dashuria per femijet e burrit tim. Ju dua shume. (eshte foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)", shkruan Rudina.

Për 8 mars aktorja ka marrë dy buqeta me lule nga Marku dhe vajza e saj, Viki.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃