Kush janë vajzat e showbizit që zgjodhën 8-Marsin për të publikuar shtatzëninë e tyre

Dita e sotme si një ditë e veçantë pasi në vendin tonë shënon “Ditën e Nënës” dhe po ashtu “Ditën Ndërkombëtare të Grave”, ka patur edhe disa lajme shumë të ëmbëla. Pikërisht në këtë datë të shënuar, disa prej vajzave të dashura të showbizit shqiptar kanë zbuluar se janë në pritje të ëmbël.

E para ishte Dojna Mema e cila i ka surprizuar jo pak ndjekësit e saj. Përmes një videoje të shpërndarë në Instagram Dojna shfaqej e veshur vetëm me një crop top që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

E gjetur në natyrë, moderatorja shihet e menduar teksa krah videos ka shkruar ato që duken se rrjedhin në kokën e saj gjatë kësaj videoje: “Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndiej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate”. LEXONI ARTIKULLIN E PLOTE

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃