Mediat britanike falënderojnë Sançez për kualifikimin e Liverpulit, gruaja e Fabinjos: Pafshim Aleksis!

Liverpul-Inter ka pasur pa dyshim një protagonist absolut, që përcaktoi shumë nga ecuria e ndeshjes: Aleksis Sançezin. Dy ndërhyrje të rrezikshme të kilianit, nga një për secilën pjesë, të ndëshkuara rrjedhimisht me dy kartonë të verdhë nga arbitri Lahoz, e kanë detyruar sulmuesin të lërë fushën e lojës në minutën e 64- t, 1 minutë pas golit të avantazhit të Interit.

asdasdasdasd

Vendimtar për të ulur ritmin e të tijve dhe për t’ia bërë më të lehtë gjysmëorëshin e mbetur Liverpulit, Sançez mori jo pak falënderime nga të përditshmet britanike, për këtë “favor” që u bëri anglezëve, por paralelisht me këto kanë shkuar edhe reagime aspak mirënjohëse, madje brutale, siç i kanë përshkruar vetë anglezët.

Rebeka Tavares, bashkëshortja e Fabinjos, që ishte “viktima” e ndërhyrjes së dytë të sulmuesit, nuk e ka pritur aspak mirë veprimin që 33-vjeçari ka bërë në dëm të brazilianit. “Mirupafshim Aleksis”, ka qenë mesazhi ironik i Tavaresit në drejtim të futbollistit zikaltër në momentin e ndëshkimit me karton të kuq, si një shenjë proteste për takat e Sançezit në këmbën e bashkëshortit të saj.tavares

Të njëjtën linjë ama ka ndjekur edhe Jyrgen Klop, që nuk pranoi asnjë justifikim mbi sjelljen agresive të Aleksisit në fushë, që mund të rrezikonte të dëmtonte djemtë e tij. Duke refuzuar të dëgjojë mendime të ndryshme mbi kartonin e dytë të verdhë, për të cilin opinioni ishte i ndarë më dysh nëse duhej dhënë, trajneri i Liverpulit është shprehur: “Nuk i kuptoj diskutimet tuaja. Sançez nuk duhet të ishte fare në pjesën e dytë. Meritonte karton të kuq direkt që në ndërhyrjen e parë që kreu ndaj Tiagos.

Fakti që arbitri e fali një herë nuk do të thotë se Sançez duhet ta përsëriste dhe të falej edhe herën e dytë”. Në fund moviola ka lënë pak vend për diskutim mbi lojën e ashpër të Sançezit, që dënoi skuadrën e tij me një nga detajet më pak të pritshme. Me eksperiencën e tij në Angli me Mançester Junajtidin dhe Arsenalin, e me 33 vitet mbi supe, Interi dhe Inzagi prisnin nga kiliani të mbante presionin e një gare të tillë./ Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃