Nga më trazovaçi deri tek trashëgimtari i pasurisë së Roman Abramoviç / Jeta luksoze e 7 fëmijëve të pronarit të Çelsit

Roman Abramoviç është një nga biznesmenët më të pasur rus, i cili njihet edhe si pronari i klubit te futbollit anglez Çelsit.

Pas nisjes së luftës, dhe pushtimit rus në Ukrainë,  Roman Abramoviç e  ka nxjerrë në shitje skuadrën e Premierë Lige, për t’i shpëtuar dhe sanskioneve të forta që vendosi Britania e Madhe , Europa dhe SHBA!  Sipas mediave ai disponon një pasuri prej 10 miliardë paundësh.

Ai është gjithashtu edhe babai i 7 fëmijëve të ardhur në jetë nga dy martesat e tij. Si duket babai milioner nuk kursehet fare kur bëhet fjalë për të plotësuar tekat dhe dëshirat e 7 fëmijëve të tij, të cilët bëjnë një jetë luksoze.

Roman Abramoviç

Por kush janë ata dhe çfarë dimë për ta?

Fillojmë nga më e madhja, Ana, 29 vjeç. Ajo është fëmija i parë i Abramoviç e ardhur në jetë nga martesa e dytë e tij me Irinën, nga e cila u divorcua në vitin 2007 pas 11 vitesh së bashku.

Ana është diplomuar për filozofi në Universitetin e Kolumbisë. Ajo nuk e ka fshehur jetesën e saj luksoze as kur ishte në shkollë, duke shkuar shpesh herë me helikopter ose edhe me limuzinë në shofer personal.

Ana u bë fillimisht e njohur për mediat rozë kur u fejua në moshën 18-vjeçare me të dashurin e saj Nikolai Lazarev në vitin 2010. Thuhej se Roman nuk e ishte i lumtur nga kjo fejesë e vajzës së tij dhe çifti u nda para se të martoheshin. Më vonë Ana u pa nën shoqërinë e Çalum Best.

Pronari i Çelsit nuk kursehet as kur bëhej fjalë për ditëlindjet e tyre duke organizuar festa të cilat kapnin shifra marramëndëse. Vetëm ditëlindja e 18-të e vajzës së tij të parë ka kushtuar diku tek gjashtë shifra. Ana , thuhet se është ajo që i ngjan më shumë Abramoviçit në personalitet. Për momentin ajo vazhdon jetesën e saj në Nju Jork.

Arkadi, 27 vjeç

Ashtu si Ana, Arkadi është djali i Roman dhe gruas së dytë Irina.

Siç ndodh shpesh në disa familje, është mashkulli i parë në familje, i cili pretendohet të jetë trashëgimtari i pasurisë . Edhe në familjen e biznesmenit rus mesa duket është Arkadi ai që po ec në hapat e babait të tij. Përpos pasurisë së trashëguar nga i atij i tij ai ka punuar shumë dhe ka arritur me meritat e tij.

Arkadi është themeluesi dhe pronari i kompanisë ARA Kapital, që administron aksionet kryesore në tregtinë elektronike dhe gazin, kompaninë e naftës Gazprom Neft.

Djali i madh i Roman gjithashtu ka sytë të zotërojë klubin e fullitbot të babait të tij. Ai dikur u tha gjithashtu se ishte i interesuar për skuadrën daneze Fc Kopenhagen.

E konsideruara “fëmija trazovaç” e familjes, Sofia pëlqen të ndajë jetën e saj magjepsëse në Instagram, duke nxjerrë në pah pasurinë e saj sa herë që mundet.

Festa e saj e 18-vjetorit të ditëlindjes përfshinte një performancë nga grupi pop McBusted dhe u mbajt në një klub nate në Stamford Bridge të Çelsit.

Ajo feston rregullisht me miqtë e saj të famshëm Bekams dhe Ramsejs, dhe shpesh shkon pwr pushime  në hotelin luksoz  prej 3 mijë paund nata, “One & Only Reethi Rah” në Maldive.

Sofia u diplomua në menaxhim dhe marketing, gjë që duket ideale për dikë si ajo që gëzon dhe do të trashëgojë  biznese të shumta të babait të saj.

Ajo gjithashtu ka tre kuaj të quajtur Dora, Billi Fraulein dhe Zanzibar, dhe ka përfaqësuar Rusinë në garat e shfaqjeve me kërcim.

Arina, 20 vjeç është vajza e tretë dhe fëmija i katërt i pronarit të Çelsit. Ajo mbahet si fëmija më ambicioz e familjes. Duke pasur dhe një shprehje që thotë që çdo gjë që do Arina, e merr!

Ajo ka një dashuri shumë të madhe për kafshët, sidomos kuajt, ku ka marrë pjesë edhe në një shfaqje me kuaj në të cilën ka shkëlqyer falë kalit të saj të quajtur Pringëll.

Roman thuhet se shpenzoi rreth 50,000 £ për të blerë Roan Gelding, kalin e Arinas me të cilin konkuroi dhe fitoi çmimin e parë në klasën e saj në Panairin Ndërkombëtar të Kuajve në Olimpia në dhjetor të vitit 2013.

Thuhet se ajo dëshiron të emigrojë në Australi për t’u regjistruar në një fakultet zoologjik.

Ilia, 18 vjeç

Djali i dytë i Abramoviç, Ilia është fëmija i fundit nga martesa me gruan e dytë Irina. Studimet e tij janë ndërprerë nga situata që përjetuam me Kovid19 dhe thuhet se akoma nuk dihen planet e tij për universitetin.

Aron, 11 vjeç dhe Lea Lu 7 vjeç, më të vegjlit e familjes kanë ardhur në jetë nga martesa e tretë e Roman me modelen dhe koleksionisten e arteve Dasha Zhukova, martesë e cila përfundoi në vitin 2017.

Fëmija i gjashtë dhe i shtatë i Abramoviç, kanë lindur të dy në Manhatan, Nju Jork. Ato jetojnë me të ëmën e tyre në Big Apple ku ndjekin studimet në një shkollë private atje.

Sipas raportimeve, Roman i viziton rregullisht dhe ka mbajtur një marrëdhënie të mirë me ish gruan e tij, Dashën.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃