Pas mbylljes së rrjetit të McDonald, qytetari rus mbush frigoriferin plot me produkte! E nxjerr për shitje online me çmime marramendëse

Një qytetar në Rusi ka mbushur frigoriferin e tij me produkte nga McDonald, dhe tashmë po i shet online me shifra marramendëse.

rusia

Kjo sepse kompania mbylli rrjetin e fast-foodeve në Rusi që pas sulmit në Ukrainë. Sipas Daily Mail, qytetari rus i ka nxjerrë produktet e McDonald në shitje online për 250 Euro.

Ai ka postuar në rrjetin social Reddit, një fotografi nga frigoriferi i tij, i mbushur plot me sanduiçë dhe hamburgera të McDonald.

Në këtë foto, ai ka marrë shumë komente të cilët e kanë shtyrë që ai t’i shesë. Dhe pikërisht këtë ka bërë, ai i ka postuar online në një faqe ruse me një çmim prej 250 eurosh.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃