Pushtimi rus në Ukrainë/ Facebook e Instagram lehtësojnë politikat për përdorimin e gjuhës së urrejtjes! Nuk do të lejohet…

Kompania Meta e aplikacioneve Facebook dhe Instagram, ka lehtësuar përkohësisht politikën e saj për lejimin e fjalimeve të dhunshme, pas pushtimit rus në Ukrainë.

facebook

Në një deklaratë, kompania bën me dije se do të lejojë thirrje të tilla si “vdekje e pushtuesve rusë”, por nuk do të lejojë kërcënimet ndaj civilëve.

Vendimi u prit menjëherë me polemika, me ambasadën ruse në Shtetet e Bashkuara që kërkoi të premten që Uashingtoni të ndalonte “aktivitetet ekstremiste” të pronarit të Facebook.

“Politika agresive dhe kriminale e kompanisë Meta që çon në nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj rusëve është e egër. Veprimet e kompanisë janë një tjetër dëshmi e luftës së informacionit pa rregulla të shpallura në vendin tonë”, tha ambasada në një deklaratë.

Gjiganti i teknologjisë, megjithatë, mbrojti vendimin e tij.

“Si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, ne kemi lejuar përkohësisht forma të shprehjes politike që normalisht do të shkelnin rregullat tona, si fjalimi i dhunshëm, si ‘vdekje pushtuesve rusë’. Ne ende nuk do të lejojmë thirrje të besueshme për dhunë kundër civilëve rusë”, thuhet në një deklaratë.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃