Rikthehet 'Gjeniu i vogël', zbulohet kush do e prezantojë spektaklin

“Gjeniu i vogël”, do të rikthehej shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus. Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë nga Revista who ndërsa sot është zbuluar dhe kush do e drejtojë spektaklin. 

Jonida Vokshi ka lënë të kuptohet se do të jetë ajo moderatorja. Aktorja ka postuar një video me të bijën dhe shkruan se ajo dhe e bija Emi po përgatiten për "Gjeniun e vogël".

“Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt po bëhemi të dyja”, ka shkruar Jonida.

Më herët spektakli është prezantuar nga emra si Alketa Vejsiu, Suela Demiri apo Klea Huta.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃