Rrjeti shpërtheu në komente, por Ilir Shaqiri puth sërish vajzën e tij në buzë

PANORAMAPLUS/ Sa më shumë njerëzit shprehin pakënaqësi rreth faktit se VIP-at prindër puthin në buzë fëmijët e tyre, aq më shumë këta të fundit vijon ta bëjnë këtë gjë e madje e publikojnë edhe në rrjetet sociale.

Kështu ka bërë së fundmi balerini i njohur Ilir Shaqiri, i cili ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka takuar të bijën Emily. Fituesi i “Big Brother VIP” ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet në makinë me të bijën në momente shumë të ëmbëla baba-vajzë, ku shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.

Edhe këtë herë videoja ka shkaktuar shumë polemika dhe rrjeti është ndarë në dy pjesë.

© Panorama.al

Te lidhura


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃