Shokon Kanye West, i jep divorcin e shumëpritur Kimit

Kanye West është kthyer sërish në vëmendje. Artisti do t’i japë ish-gruas Kim Kardashian divorcin që ajo dëshiron në një seancë gjyqësore. Kim dëshiron të shpallet ligjërisht beqare, edhe pse çështjet financiare dhe të kujdestarisë nuk janë zgjidhur ende në këtë rast.

Kanye më parë nuk donte të divorcohej dhe ka bërë disa përpjekje për ta rikthyer atë. Por pas luftës së tyre publike, ku Kanye ndau dhe mesazhe personale mes tyre në rrjetet sociale, ka bërë veprimin e papritur.

"Unë i kam kërkuar ekipit tim që të përshpejtojë zgjidhjen e martesës sime me Kim, në mënyrë që të mund ta kushtoj gjithë vëmendjen time te fëmijët tanë", tha reperi.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃