'Si kam as numrin', Arjola flet për krisjen e miqësisë me Monikën: Ç'ndodhi pas daljes nga BB

Miqësia e Monikës me Arjolën nuk duket e njëjtë pas daljes nga "Big Brother". Thuhet se të dyja e kanë prishur miqësinë e tyre, madje as nuk janë fotografuar në ambjente të përbashkëta.

E ftuar në "Goca dhe gra", Arjola ka treguar se ende ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por nuk kanë pasur kohë që të dalin për të darkuar apo për të pirë një kafe pasi ende po qëndron me fëmijët e saj.

“Jemi takuar dhe përqafuar edhe në Fun Club, por për të dalë nuk kemi dalë pasi unë kam qenë e fokusuar këtë periudhë të fëmijët. Ne e kemi pyetur njëra-tjetrën se si jemi, madje në “Fun Club” ajo më ka thënë ‘të dua’, edhe unë ja kam kthyer por kamerat nuk e kanë kapur momentin. Kështu, në media dolën këto fjalë, por mes meje dhe asaj nuk ka asnjë krisje", ka rrëfyer Arjola.

E pyetur nëse do ta merrte në telefon tani Monikën, a do t’i përgjigjej ajo? “Nuk i kam numrin, flasim në Instagram”, u përgjigj Arjola.

Ndërsa Monika e ftuar në "Abc e pasdites", kur u pyet se ç'ka ndodhur mes tyre, u shpreh se ajo dhe Arjola kanë kaluar të dyja të njëjtën situatë pas daljes.

“Mes meje dhe Arjolës nuk ka ndodhur asgjë. Kemi patur gjëndjet tona emocionale. Nuk është e lehtë të rrish i mbyllur 136 ditë brenda dhe te dalësh të njihesh me çfarë ka ndodhur jashtë. Gjendja jonë emocionale nuk mund të jetë e qetë. E kuptoj shumë mirë Arjolën, gjendjen emocionale të saj. Na ka ndodhur njësoj. Gjendja jonë emocionale u trondit 10 fish më shumë kur dolëm dhe u përballëm më cfarë bëhej jashtë”, u shpreh Monika.

“Edhe ato që më kanë lënduar, do vi një moment që të qetsohen dhe do vinë të komunikojnë me mua. Jam e bindur”, shtoi aktorja.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃