Tradhti, dhunë dhe akuza/ Kush janë ndarjet më të bujshme të Vip-ave shqiptarë?

PANORAMAPLUS/ Ditët e fundit kryefjala e mediave rozë ka qënë ndarja e bujshme midis Kim Kardashian dhe Kanye West. Nga thashethemet e para, deklaratat e çuditshme të Kanye e deri te finalizimi i divorcit, mediat ndërkombëtare kanë shkruar vazhdimisht për ta. Sikurse edhe në Shqipëri nuk janë të pakët personazhet VIP që i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe padyshim që janë përfolur e komentuar gjërë e gjatë. Ka nga ata që janë akoma single, ndërsa disa tjerë menjëherë pas divorcit kanë rigjetur një dashuri të re.

Ja disa nga divorcet më të bujshme në Shqipëri

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

Ndahet Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi? – Balkanweb.com – News24
Divorci më i bujshëm i këtij viti padyshim që ishte ai i kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi. Ata i dhanë fund martesës së tyre 25-vjeçare vetëm disa muaj më parë. Disa mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Saraçi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për një studio muzikore në Tiranë. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që kompozitori të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA. Këngëtarja madje ka vendosur t’i rikthehet muzikës.

Inva Mula dhe Pirro Çako

Ja sa është rritur djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos (Foto) - Lajmet e fundit - Zëri
Dyshja kanë qënë të martuar qysh prej vitit 1987, por i dhanë fund martesës së tyre pas 23 vitesh bashkë. Sipas dosjeve të divorcit, ata u ndanë në vitin 2007, por divorci përfundimtar u realizua në vitin 2010. Prindër të një djali të lindur në Paris, Anthony, Pirro dhe Inva kanë deklaruar shpesh nëpër dalje të ndryshme se “nuk janë shokë, por ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin”. Sot, Mula është e martuar me Hetem Ramadanin, me të cilin ka edhe një vajzë, Ninën. Pirro nga ana tjetër është në një lidhje me një punonjëse të Gjykatës së Tiranës, 20 vite më të re. Ata gjithashtu janë bërë prindër të një djali dhe e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.

Rudina Dembacaj dhe Aleks Varfaj

Rudina Dembacaj rrëfen historinë e saj të dashurisë «Si e bëra për vete tullacin tim» - Showbiz
Rudina Dembacaj dhe Aleks Varfaj i dhanë fund martesës së tyre tre vjeçare. Dyshja janë prindër të një vajzë të quajtur Viktoria. Ata e konfirmuan vetë ndarjen teksa postuan foto me mbishkrimet “Aleksi çun beqar” dhe “Të dy jemi beqar.” Sakaq, Rudina u martua së fundmi me ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frrokun. Ndërsa nga ana tjetër Aleksi është…

VIJO LEXIMIN NE PANORAMAPLUS.AL (KLIKO KETU)

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃