“U ribashkuam”/ Beatrix Ramosaj kthehet nga pushimet, ja kush është personi i parë që takoi nga “Big Brother VIP”

PANORAMAPLUS/ Beatrix Ramosaj ka qenë së fundmi jashtë Shqipërisë. Duket se këngëtarja ka shumë dëshirë të udhëtojë me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërxhonajn, pasi dyshja u arratisën drejt Madridit vetëm pak ditë pas udhëtimit të fundit.

Beatrix-Ramosaj-BBV-Monika_panorama_plus, ditën e sotme ajo është rikthyer sërish në Shqipëri. Dhe personi i parë që ka takuar ka qenë pikërisht Monika Lubonja. Beatrix ka ndarë një foto ku shihet me aktoren dhe nënën e saj Antigonën gjatë drekës. Ndërkohë që krah fotos ka shkruar: “U rubashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”.

Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”.

Aktorja ka thënë se Beatrix ka qenë e vetmja që i ka qëndruar pranë në një moment shumë të vështirë që ajo ka kaluar kur ishte pjesë e formatit. Nga ana tjetër, këngëtarja është shprehur se ka qenë shumë e afërt me Monikën që ka qenë si një nënë për të në “Big Brother VIP”.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃