'Zbrit se kam një hall', Dajana tregon si mori dhuratë një Porsche nga ish-bashkëshorti

Dajana Shabani nuk ngurron të flasë shpesh për marrëdhënien që ka patur me ish-bashkëshortin dhe këtë herë në "D Night" ka treguar sesi është surprizuar nga ai me dhurata.

Ndër to që i ka mbetur në mendje është kur ish-bashkëshorti i ka dhuruar një Porsche.

"Kam shumë dhurata të ish-bashkëshortit tim dhe që të mos kështu reklama janë disa makina shumë të lezetshme që mi ka bërë për Shën Valentin, për përvjetore dhe i ka pas bërë shumë të bukura surprizat. Për shembull një Porche që ma ka bërë dhuratë ishte kështu…më mori në telefon dhe më tha zbrit zbrit se kam një hall dhe unë hipa në makinë sikur ai kishte vërtetë një hall dhe zbrita me vrap. Më tha a hipe në makinë? Po i thashë, epo e gëzofsh. Pra, surprizat ai i ka bërë shumë të bukura", tregoi Dajana.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃