Zbulohen detajet nga emisioni i Xhemit dhe Salsanos, data dhe ora

Xhemi do të rikthehet në ekran me një emision të ri ku do prezantojë krah Salsanos. Emisioni mban titullin "Qesh mire kush qesh i fundit".

Salsano më herët ka thënë se programi është diçka komplet ndryshe nga çfarë kemi parë më përpara. Ermal Mamaqi sot ka sjellë disa pamje nga ky emision ku shihet Xhemi, Salsano e disa aktorë duke u përgatitur.

Nga pamjet shihet se skena do të jetë një koncept shumë ndryshe pasi duket si një shtëpi ku mesa duket do të zhvillohen skeçet e humorit. 

Emisioni do të nisë në 8 mars ora 21:00.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃