Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Kuçovë pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Mësohet se shtetasi Tomorr Hima dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 10-vjeçare e cila ishte duke luajtur në shtëpinë e tij me vajzat e tij. Ka qenë babai i 10-vjeçares ai që ka bërë denoncim në polici për 46-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/ Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃