Sot është dita e tretë e kërkimeve për gjetjen e trupit të 10- vjeçarit i cili ra në lumin Fan, Sevasian Laskës. Kërkimet në fshatin Shturngaj të Mirditës vijojnë, por shiu ka vështirësuar operacionin banorëve dhe polumbarëve që janë angazhuar në kërkim të djalit të mitur. Reshjet e shiu kanë ndikuar negativisht në operacion, ndërsa familja është në ankth pasi kërkojnë trupin të voglit. Në operacion janë përfshirë 4 palombarë të forcave RENEA, të cilët po ndihmohen edhe nga policia, zjarrfikësit dhe banorë të zonës. Fëmija ndiqte shkollën "Ndrec Ndue Gjoka" në Fan të Mirditës, Shokët dhe mësuesit e djalit ndihen të pikëlluar dhe të tronditur nga lajmi për mbytjen e 10-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃