Para pak ditësh u njoftua se policia e Torinos ka arrestuar 11 persona (italianë, shqiptarë dhe polakë) pasi ishin pjesë e një bande kriminale që merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës me në krye Ergys Dashin i cili u ekzekutua në janar të këtij viti në Ekuador. Gjatë këtij operacioni policët sekuestruan në territorin italian mbi 80 kg kokainë dhe më shumë se 7 kg marihuanë, në një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro. Si rezultat i hetimeve të kryera në territorin kombëtar dhe jashtë saj (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër) janë lëshuar edhe 30 urdhër arreste të tjera.

Më poshtë, gjenden edhe emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga grupi i Ergys Dashit, ku shumica janë shqiptarë:

Astrit Bajraktari

Mariglen Haderi

Rako Plaku

Andi Prifti

Alfred Muçaj

Michael Marek Koëaclzyk

Marta Obara

Saverio Girgenti

Edmond Dashi

Stivi Filolli

Odisea Leka

Ismet Ceka

Rigels Yzeiraj

Alban Yzeiraj

Bedrana Ahmiç

Në kuadër të hetimeve u zbuluan edhe rrugë të trafikut të drogës . Rrugë që sipas policisë do të përdoreshin për furnizim me lëndë të paligjshme: kokaina ndiqte një rrugë Atlantiku, ndërsa marihuana vinte nga vendet e Ballkanit. Substancat narkotike synoheshin kryesisht për shitje në veri të Italisë , në territoret sllovene, holandeze, zvicerane dhe gjermane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃