Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Fushë Kosovë. Banorët e një pallati të një lagjeje të kësaj zone kanë denoncuar në polici një rast të vjedhjes së këpucëve të tyre.

Mësohet se gjatë kohës që banorët e pallatit po konsumonin iftarin, një hajdut është futur në ndërtesë dhe ka vjedhë atlete.

Sipas banorëve rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, teksa kanë edhe pamjet e kamerave të momentit kur hajduti futet në pallat dhe del me dy qese te mbushura me këpucë. Bëhet e ditur se hajduti ka marrë 5 palë atlete.

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃