Përpara se të ekzekutohej, kontakti i fundit i 37-vjeçarit Iljaz Çali ka qenë vëllai i tij, Zeqir Çali. Në datën 3 prill përpara se të vritej, Çali ka konsumuar një kafe me vëllain e tij në një nga zonat ku banon Zeqiri në Tiranë dhe pastaj Iljazi është nisur për në shtëpinë e tij në fshatin Rinas i Ri.

Pak para se të shkonte në banesë, Iljazi është kthyer në një sufllaqeri që ndodhet në rrugën e Elbasanit, duke blerë një sufllaqe. Ky produkt është gjetur nga policia brenda në makinën tip “Land Rover”, ku ndodheshin edhe 47 mijë lekë të vjetra.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik të makinës së të ndjerit nuk është konstatuar as një thikë, armë apo drogë, teksa bëhet e ditur se Iljaz Çali ka marrë dy plumba automatiku në bark dhe qafë e për pasojë i kanë marrë edhe jetën.

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃