[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, shijon këtë sukses përballë Chelsea, mbi të gjitha shijon një super Benzema. Tekniku italian, pavarësisht fitores 3-1 në transfertë, lë gjithçka të hapur:

“Kishim një kontroll të mirë të ndeshjes, ishim të rrezikshëm në kundërsulme. Ishte një mbrëmje e mirë por është vetëm pjesa e parë, tani të shohim përpara. Kemi siguruar një avantazh të rëndësishëm por të martën do të jetë një tjetër ndeshje, të mos harrojmë, ata janë kampionët në fuqi të Champions League.

Benzema? Përmirësohet çdo ditë e më shumë, është si vera. Është një kampion i madh, çdo ditë përmirëson lidershipin e tij, ndihet gjithnjë e më i rëndësishëm në këtë ekip. Mendoj se kjo bën diferencën, është një lojtar që ka shumë personalitet”, theksoi Ancelotti në konferencë për shtyp.

Sigurisht që atmosfera është shumë ndryshe në radhët e Chelsea, për blutë kjo ishte një mbrëmje e gjitha për tu harruar: “Është një humbje e rëndë, një nga ndeshjet më të këqija që kam parë nga skuadra ime në ‘Stemford Bridge’. Në nivele të tilla nuk mund të lush në këtë mënyrë”, u shpreh Tuchel në përfundim të ndeshjes.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃