Ministrja e Financës, Delina Ibrahimaj, ajo që me 126 Euro në muaj nuk i quan shqiptarët e varfër, ka dalë sot në një deklaratë për mediat. Sipas Ibrahimaj, ekonomia në Shqipëri është rritur me mbi 8% dhe po të njëjtin trend ka pasur edhe rritja e rrogave.

Sipas ministres, papunësia është në rënie dhe të ardhurat tatimore në buxhet janë rritur me 1.9 miliard lekë.

Ajo është shprehur:

Rritja ekonomike gjatë 2021 8.54%. Ka pasur një përshpejtim të rritjes. Shifrat e punësimit kanë mbështetur vijimin e ecurisë së aktivitetit ekonomik. Papunësia ka vijuar të shënojë rënie. Shkalla e punësimit ka vijuar të shënoje rritje. Paga mesatare ka ndjekur të njëjtin trend. Ka pësuar një rritje me 8% krahasuar me vitin e kaluar. Për treguesit, gjatë muajve të parë të vitit kemi pasur një rritje të të ardhurave me 26%. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1.9 miliard lekë dhe pjesa tjetër ka ardhur si pasojë e rritjes së aktivitetit ekonomik.

E teksa, shqiptarët po bëjnë llogaritë për të eliminuar një vakt në ditë, ministrja ka guximin për këto deklarata.

FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃