PANORAMAPLUS/ Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë një nga dyshet më të diskutuar të televizionit, për shkak të kimisë që kanë shfaqur që në fillim bashkë. Në shumë raste është dyshuar për një raport më shumë se miqësor mes tyre dhe shpesh fansat janë shprehur të bindur se ata janë të lidhur bashkë.

Edhe pse dyshja nuk i kanë konfirmuar kurrë këto zëra, dyshimet kanë vazhduar gjithmonë. Sot një situatë e pazakontë ka ndodhur në emisionin e tyre “Wake Up”, ku dyshja realizon një lojë me telefonata me teleshikuesit. Dhe një telefonuese iu tha atyre sot: “Jeni çfiti më i këndshëm televiziv”.

dhe cili ishte reagimi i tyre? “Shyqyr që e specifikove, ‘televiziv’”- tha Isli, teksa Ori shtoi “E pra, ashtu jemi”, duke dashur ta mbyllë këtë temë. Duket se iu është thënë aq shumë që janë çift saqë kur dikush i konsideruan si kolegë iu bën përshtypje.

Pak kohë më parë, Ori tha në një intervistë se ajo dhe Isli janë thjesht miq shumë të mirë. Ndonëse pranoi se me Islin ka vërtetë shumë kimi, shtoi se nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë së tyre.

“Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë dhe si çift, por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh”, tha Ori asokohe.

Megjithatë, ajo pranoi se është ‘single’ dhe u shpreh ‘shumë në rregull’ me këtë gjë. Nga ana tjetër, edhe moderatori është beqar. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet. Ai dhe Ori prej vitesh janë kolegë në “Wake Up” por përveç emisionit janë shfaqur në shumë vende bashkë. Dyshja poston shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, udhëtojnë bashkë dhe shfaqen shumë të afërt.

A janë vërtetë miq Ori dhe Isli apo janë rasti i personazheve që e mohojnë gjatë të vërtetën? Ka shumë njerëz që kanë ende dyshime…

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃