Ditën e sotme Don Xhoni dhe Ariana konfirmuan ndarjen e tyre me anë të disa postimeve në Instagram. Mes të tjerash, reperi i kërkoi modeles ruse të mos viktimizohej në rrjete sociale.

“Unë kam shumë respekt për ty, ke qenë pjesë e jetës time, ishin momente që nuk do të harrohen kurrë, por cdo gjë e ka një fund. Shpresoj të jesh e lumtur në jetën tënde dhe ishalla Allahu e bekon zemrën tënde. E di që nuk je person i keq, kështu që mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos luaj rolin e viktimës në rrjete sociale. Ka marrë fund, duhet ta kuptosh!", shkroi ai.

Kjo deklaratë, ose ky mesazh publik i Don Xhonit, nuk i ka pëlqyer Arianës. Ajo i ka kthyer përgjigje në Instastory, duke i thënë se një ditë do t’i bjerë maska e djalit të mirë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dyshes, por siç duket modelja ruse është zhgënjyer nga reperi.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por maska e djalit të mirë do të të bjerë gjithsesi. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, ka shkruar Ariana.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃