Në moment të fundit Kanye West njoftoi se nuk do marrë pjesë në “Coachella”, që fillon më 15 prill, dhe po ashtu as Travis Scott nuk do performojnë në festival. Harry Styles dhe Billie Eilish janë yjet që do të nisin festivalin në Indio, Kaliforni, por artistët që do zëvendësojnë West dhe Scott janë Swedish House Mafia dhe The Weeknd.

kanye-west-the-weeknd-panorama-plus

Festivali muzikor me bazë në Kaliforni publikoi një poster të ri në “Instagram” të mërkurën në mëngjes që liston The Weeknd dhe Swedish House Mafia si interpretuesit që marrin përsipër vendin e West.
Nga ana tjetër edhe The Weeknd e ka zyrtarizuar lajmin, duke e ripostuar posterin në faqen e tij të “Instagram”-it. Lajmi gëzoi shumë fansat, madje edhe vetë Kendall Jenner që bashkohet me njerëzit e tjerë, duke komentuar në postin e The Weeknd me një ’emoji’.

Mirëpo, The Weeknd ka bërë të ditur se s’ka ndërmend të performojë në Coachella nëse nuk i plotësohet një kusht: Të paguhet njësoj sa do të paguhej dhe Kanye West. Sipas burimeve të “Page Six”, këngëtari kërkon gjithashtu 8,6 milion dollarë për koncertin, ose do të heqë dorë duke i shkaktuar me siguri një kaos në moment të fundit. Në këto kushte atyre u mbetet vetëm të pranojnë.

LEXO LAJMIN E PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃