Doli nga banesa me të dashurën dhe u qëllua me armë nga një polic/ Efektivi: Po vetëmbrohesha

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën ditën e djeshme. Në lagjen “10 Korriku” dy persona u konfliktuan me njëri-tjetrin, ndërsa sherri degradoi në përdorimin e armëve.

Ka qenë djali i kryetarit të fshatit të Kaninës ai që u qëllua me armë zjarri nga polici Lisjan Myrtaj. 24-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij kur ka dalë nga banesa teksa në hyrje të pallatit e ka pritur Lisjan Myrtaj.

Dy të rinjt kanë tentuar të largohen me automjetin tip Mercedes Benz ML, që është në pronësi të të atit të 24-vjeçarit.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se mjeti ka shenja plumbash në pjesën e pasme dhe një tjetër në xhamin e parë, në anën e pasagjerit.

Blutë e Vlorës kanë shoqëruar Lisjan Myrtajn, ndërsa ky i fundit pretendoi se ka shtënë për vetëmbrojtje. Deri më tani në vendngjarje janë gjetur gëzhoja vetëm nga arma e përdorur nga Myrtaj. Policia po heton pistat e një konflikti personal mes policit dhe të riut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃