PanoramaPlus.al/ Historia Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt tashmë është bërë objekt bisedash edhe për persona të tjerë. Historia e komplikuar e tre personazheve komentohet gjerësisht nga miqtë dhe të njohurit e këtyre tre personazheve.

Këtë herë ka qenë mamaja e Oriola Marashit që në një bisedë me një person të panjohur ka pranuar atë çfarë fansat prej kohësh thonin. “Donaldi do Borën”.

Edhe pse Xhoi Jakaj ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për Beatrix, duket se në këtë bisedë ajo pranon se të gjithë e dinë se aktori është i dashuruar me moderatoren.

Në bisedë ajo thotë se ishte Donaldi ai që e la Trixën, megjithëse ajo i referohet portaleve në vërtetësinë e këtij fakti. “Të paktën ta mbante 2 muaj pas daljes”, u shpreh Xhoi. Ndërsa më poshtë shton “Doni do Borën, kjo dihet”.

Pas publikimit të këtyre SMS nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë nga palët e përfshira, madje as nga vetë Xhoi, që ka një afrimitet si me Beatrix, ashtu edhe me nënën e saj.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃