“Dy herë më ka çarë kokën”/ Vjehrra që fshiu gjakun e nuses: Asnjë nuk vinte dorë atje, çfarë të bëja?

Pas ngjarjes tragjike në Vidhisht të Roskovecit, ku Xhevahir Hoxha masakroi nusen e djalit dhe më pas u vetëvra, bashkëshortja e tij ka tronditur opinion publik me dëshminë e saj. Vjehrra e Merushes, ka folur në një studio televizive në News 24 rreth jetës së saj dhe dhunës që Xhevahiri ka ushtruar ndaj saj.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: A ka përdorur Fatjoni dhunë ndaj Xhevahirit?

Vjehrra e Merushes: Nuk e ka dhunuar.

Pyetje: Po xhevahiri ndaj Fatjonit?

Vjehrra e Merushes: Llafe bënin.

Pyetje: Ti je dhunuar nga ai?

Vjehrra e Merushes: Unë po, por mendoja për fëmijët. Ka qenë i ashpër edhe më fëmijët.

Pyetje: Asnjëherë nuk e ke denoncuar?

Vjehrra e Merushes: Jo nuk më linte mua ai, më ka dhunuar. Dy herë më çau kokën me bisht kose, gjaku lëmë.

Pyetje: E shikonin komshinjtë?

Vjehrra e Merushes: Po, nuk i fliste dot njeri nuk i flisnin dot.

Pyetje: Përse nuk flisnit me vajzën e vogël?

Vjehrra e Merushes: Donte një dhe iku me dashuri dhe për atë më ka rrahur shumë për shkak se iku. Kishte 12 vite pa folur, nuk e qaste ai.

Pyetje: As ju nuk flisnit?

Vjehrra e Merushes: Jo, nuk kam pasur asnjëherë në telefon nuk më linte. Policët vinin këtu ikin sërish.

Pyetje: Ju ka dhënë para?

Vjehrra e Merushes: Jo. Nipçen donte ta takonte.

Pyetje: Merushja i kishte marrëdhëniet mirë me djalin e Fatjonit?

Vjehrra e Merushes: Po e merrte. Ai edhe për çupën që iku fliste keq. Edhe për Merushen ashtu thoshte, nuk është për ne nuk është për fshat. Unë erdha kot, Merushja atë ditë edhe me mua nuk dilte jashtë. Një herë ka pirë kafe me mua. Ajo rrinte brenda e kyçur dhe me mua nuk e hapte derën rrinte kyçur. Kur vinte Fatjoni dilte. E mbante vetë, kishte frikë nuk e di. Unë kur erdha e pashë të shtrirë dhe më pas erdhën të gjithë.

Pyetje: Ju keni dhënë një intervistë duke pastruar gjakun e Merushes?

Vjehrra e Merushes: Asnjë nuk vinte dorë atje, asnjë nuk e fshinte, kush do ta bënte.

Pyetje: Kur erdhe te dera nuk kishte shenja jete Merushja?

Vjehrra e Merushes: Jo.

Pyetje: Me çfarë e kishte vrarë?

Vjehrra e Merushes: Pamë vetëm sfurkun, e gjeti nipçja. Ish-nusja e Fatjonit ka qenë në varrim. Te varrezat ishte, kishte ardhur me atë atin.

Pyetje: Në gjithë këtë ngjarje për këtë të erdhi më shumë keq?

Vjehrra e Merushes: Edhe nusja ishte e mirë për Fatjonin, për çunin, për ne nuk ishte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃