Dyshohet se u vra nga një bandë shqiptarësh/ Nëna dhe gruaja e mafiozit grek: As armiqtë e tij mos e provofshin këtë dhimbje

Më 25 prill 2022, persona të paidentifikuar ekzekutuan në shtëpi Giannis Skaftouros, një mafioz i njohur në botën e krimit grek. Giannis Skaftourou i njohur me nofkën “xhaxha Xho”, ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, një tjetër bos i mafies i cili u vra në vitin 2018.

Ky i fundit është përfshirë në disa vrasje të kryera nga shqiptari Alket Rizai, teksa u vra nga vrasës me pagesë e profesionistë me 15 plumba. Ndërkohë sot mes dhimbjes dhe lotëve familja ka përcjellë për në banesën e fundit trupin e pajetë të Giannis Skaftouros. Trupi i 54-vjeçarit është tërhequr pas tre ditësh pasi iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore, teksa sipas mediave greke është varrosur dje.

Ndërkohë të mërzitur nën zinë për humbjen e të afërmit të tyre, nëna dhe gruaja e Giannis Skaftouros janë shprehur për mediat greke se dhimbjen që ndjejnë ato, urojnë që të mos e ndjejë askush, as armiqtë.

“Asnjë nënë dhe asnjë grua të mos e ndjejë dhimbjen që ne ndjejmë tani. Të mos e ndjejnë këtë dhimbje as gratë e armiqve të tij,”- u shprehën të përlotura teksa dilnin nga kisha e Agios Nikolaos që ishte e mbushur me makina dhe kurora me lule.

Giannis Skaftourou u vra në vilën e tij në Dervenochoria, Beotia. Hetimet po vijojnë dhe dyshohet se pas këtij krimi qëndron një bandë shqiptarësh. Bosi i mafies greke 55-vjeçari Skaftourou ishte dënuar me burgim të përjetshëm për organizatë kriminale, por arriti të dalë në vitin 2019.

Pas ngjarjes ku mbeti i vrarë bosi grek, hetuesit pohojnë se ky ekzekutim u bë nga profesionistë të paguar, të cilët janë ekspertë të vjedhjeve të makinave, motorëve dhe kanë akses në armë “të pastra” të pa përdorura më parë në ngjarje kriminale.Sipas autoriteteve që po hetojnë ngjarjen e rëndë, ekzekutimi i Giannis Skaftouros është urdhëruar nga burgu. Vrasësit vlerësohen se janë të paktën gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e ekzekutimit në Skourtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃