E fiksuar pas dokumentarëve me vrasje në Netlix, 26-vjeçarja britanike martohet fshehurazi me “serial killer-in”

PANORAMA PLUS/ Një grua britanike me ‘një fiksim pas dokumentarëve të Netflix-it rreth vrasësve serial’ thuhet se është martuar me një vrasës të dënuar me vdekje në SHBA.

Rebecca Short u tha të afërmve se po shkonte për pushime në Disney World, Florida, kur në fakt ajo kishte shkuar të martohej me Manuel Ovante Jr në burgun Eyman, Arizona.

Familjarët e saj e morën vesh lajmin nga fotot që kishte postuar Rebecca në rrjetet sociale. Pas dasmës, një mik i  saj tha  për revistën The Sun: “Ajo ishte gjithmonë e fiksuar pas dokumentarëve të Netflix rreth vrasësve serialë në Amerikë, por askush nuk mendonte se ajo do të largohej nga shtëpia dhe do të martohej me një të tillë”. 

Brit marries Death Row murderer after telling family she was going to Disney - Sleek Gist

Përse Ovante mori dënimin me vdekje?

Më 11 qershor 2008, Ovante dhe miqtë George Rojas, Nathan Duran dhe Richard Fore shkuan në shtëpinë e Jordan Trujillo për të vjedhur drogë. Ajjo nuk kishte, dhe teksa ishin duke u larguar panë se Damien Vickers dhe Gabriel Valenzuela ishin gjithashtu atë natë në shtëpi.  Ovante papritmas nxori një armë dhe qëlloi dy herë Trujillon, duke e vrarë atë. Ai më pas dhe qëlloi Vickers dhe Valenzuela. Ndërsa i pari luftoi për jetën e tij, Duran e ndihmoi të hipte në kamion dhe të gjithë u larguan.

Brit marries Death Row murderer after telling family she was going to Disney World - Opera News

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃