“E njoha në burg, më tha hajde më tako vetëm”/ Si nisi historia e dashurisë së Daut dhe Lola Haradinajt: Për 1 vit kemi …

Daut dhe Lola Haradinaj janë ndër çiftet më të pëlqyera në Kosovë. Për herë të parë ata kanë zbuluar edhe historinë sesi janë njohur.

Ata që në fakt duhet të ishin krushq, shpejt nisën një raport mes tyre, duke u martuar kohë më pas.

Lola e ka njohur Dautin, në burg, në kohën kur shoqëronte motrën e saj, Anita Haradinaj për të vizituar vëllain e burrit të saj.

“Ka ardhur në vizitë bashkë me motrën me më vizituar, sepse unë e kam pasur një problem pas luftës me drejtësinë ndërkombëtare aty kemi filluar kontaktet, pastaj natyrisht i kemi shpeshtuar kontaktet pasi jam liruar unë nga burgu në 2006.

Ndoshta edhe kur je pak në izolim të gjitha vajzat na dukeshin të mira, por kjo pak më e mira”, u shpreh Haradinaj. “Kujtoj pjesën kur Dauti më ka marrë në telefon, kemi folur siç tha edhe Dauti për tema të thjeshta, një ditë prej ditëve Dauti më tha a mund të vish të më takosh vetëm, unë u stepa pak se ishte formacioni se si do të ndodhte vizita ishte pak i çuditshëm.

 Gjatë gjithë rrugës isha pak në siklet. Por ka ndodhur spontanisht dhe e mbaj mend si kujtim shumë të bukur. Për një vit kemi folur në telefon deri në ditën në 2006 kur Dauti u lirua nga burgu dhe u takuam ballë për ballë”, tha Lola.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃