Në konferencën e sotme, Edi Rama është pyetur për zgjedhjen e Presidentit nga Populli. Atij i është propozuar nga një gazetare që kjo pyetje të futej në këshillimin Kombëtar të radhës.

Mirëpo, Rama nuk e do zgjedhjen e presidentit nga Populli. Sipas tij, presidenti duhet të zgjidhet nga deputetët e Parlamentit, pasi në Shqipëri presidenti nuk ka pushtet.

Ai ka thënë:

Unë jam kundër personalisht, që në një republikë si e jona të zgjidhet presidenti nga populli. Nëse do t’i jepnim presidentit më shumë fuqi do ishte gje e mirë. Jam kundër për të parën dhe jam pro për të dytën. Kjo kërkon shumë punë dhe shkon përtej vendimmarrjes së qeverisë.
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃