Panorama Plus/ Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri konfirmoi një muaj më parë lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Por, gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë, në Las Vegas.

Panorama Plus ka kontaktuar me këngëtaren në lidhje me lajmet që qarkulluan, se arsyeja e udhëtimit të saj në Amerikë është martesa. Anxhela Peristeri e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se nuk është martuar:

“Jo, nuk jam martuar”- tha ajo ekskluzivisht për Panorama Plus.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, burime për emisonin “Prive”, konfirmuan se këngëtarja do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë në Las Vegas.

Anxhela Peristeri foli si rrallë herë për jetën e saj private në një intervistë të dhënë disa kohë më parë. Ajo nuk dha shumë detaje por pranoi se po shijon një romancë të bukur dashurie dhe partneri i saj nuk është figurë publike.

Këngëtarja tha se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë: “Kam shumë vite që jam në një lidhje…” – tha ajo duke konfirmuar edhe një herë praninë e unazës së dashurisë që mban prej disa vitesh në gisht.

Po kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Anxhelës?

Këngëtarja tha se partneri i saj nuk është pjesë e shoëbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.

“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë” – tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃