Teksa ditën e sotme dha konfirimin se do të kandidojë për një mandat të tretë në krye të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj la një batutë të hidhur dhe aspak realiste përsa i përket gjendjes në të cilën gjendet Tirana sot.

Teksa tha se kryeqytetit i kanë shkuar punët mirë në 7 vitet e fundit të qeverisjes së tij, Veliaj foli për vlerën e rritur të pronave në kryeqytet duke e shitur si arritje. Lejet e ndërtimit pa kriter dhe pastrimi i parave të krimit janë ato që ia kanë rritur pa kriter çmimin apartamenteve në Tiranë duke i bërë të papërballueshme për qytetarët me rrogë mesatare në vend.

Ai shtoi se kjo do të thotë se edhe kundërshtari i tyre më i madh vetëm duke ndenjur në shtëpi dhe duke sharë në Facebook, është bërë më i pasur.

”Qyteti po rritet në përmasa të jashtëzakonshme. Tirana para 7 vitesh rritej me një numër shumë të vogël banorësh, 4-5-6 mijë.

Vjet është rritur me 32 mijë. Do të thotë që Tirana është bërë aq atraktive saqë jo vetëm nga të gjithë cepat e Shqipërisë, sot kemi italianë që jetojnë në Tiranë, sot kemi shumë prej shqiptarëve të rajonit që e kanë patjetër një apartament në Tiranë, të imagjinosh që nuk ka as det.

Do të thotë që mjafton të shikosh faktin që Tiranës çdo vit, në 7 vitet e fundit, i është rritur vlera e pronës me 10-15% do të thotë që dhe kundërshtari ynë më i madh vetëm duke ndenjur në shtëpi dhe duke sharë në Facebook është bërë më i pasur.”-deklaroi Erion Veliaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃