Mikela dhe Erioni zhvilluan këtë të hënë një takim 4 minutësh në "Përputhen", teksa në studio ishte dhe gjyshja e konkurrentes. Dyshja i drejtuan njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet.

Mikela e pyeti për momentin më të hidhur në program dhe Erioni nuk hezitoi të përgjigjej. Ai u ndal te një takim i Mikelës me Bledin. 

"Momenti i pianos se edhe pse kishte vajza të tjera, isha i fokusuar tek ti. Ndjeja se po më shfrytëzoje dhe fillova me të miat duke dal me disa”, tha Erioni.

Më tej, teksa po fliste për momentin më të bukur, konkurrenti e puthi Mikelën në buzë në sy të të gjithëve.

“Jo në sy të nënës se është turp", tha Mikela duke qeshur. Ndërkohë, gjyshja e saj po i shihte e lumtur. 


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃