Të diellën në fshatin Adriatik, Fushë Kuqe, Kurbin u gjetën disa eshtra dhe kafka e një personi. Dyshimet e para ishin se mund t'i përkasin ndonjë të riu i cili mund të jetë zhdukur ose vrarë vitet e fundit. Ndërsa më vonë u tha se mund t'i përkasin Mariglen Gjonajt i cili rezulton i zhdukur që prej majit 2015 kur ai u nis për shkollë dhe nuk u kthye më kurrë. Por që të vërtetohet një dyshim i tillë duhet të kryhet testi i ADN-së së familjarëve të tij. Duke folur për mediat, xhaxhai i Mariglen Gjonajt, Fran Gjonaj, ka treguar se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat. Ai thotë se ka dyshime që edhe mund të jenë eshtrat e djalit të familjes, pasi edhe zona ku ai është zhdukur përkon me atë ku u zhduk 16-vjeçari.

Dje ka dal një lajm në TV. Ka dal fotografia e djalit tonë. Unë jam xhaxahi se babanë nuk e ka se është vrarë në 2005. Dje dolën mediat duke thënë se dyshohet se është kufoma e dalit tonë. Për më shumë këtë e përcakton mjeku mjekoligjor dhe me e përputh me ADN, E kanë në dosje ADN dhe nëna e djali e ka dhënë ADN. Nuk kemi më nevojë por e kemi dhënë një ADN. Mendoj që kanë bërë hetime në atë kohë. Por tani jemi në këtë ditë që jemi sot. I bëj apel shtetit tonë. I bëjmë apel nëse e ka ndarë mendjen për të shkuar në fund do themi që paska shtet dhe nuk ka vdekur shteti.
Ne e provojmë në hallin tonë. E duam një përgjigje. Po presim prej shtetit. Ishalla del në dritë ngjarja. Ishalla del e vërteta le të bëhet transparente. Të dalin të thonë janë apo jo të tij. Nuk e vulosim dot, vetëm mjekësia. Ne duam ta çojmë tek i ati nëse është ta dimë ta mbledhim mendjen. Nëse është i joni e pranojmë si të jetë. Se shkojmë ndezim një qiri edhe atje. Dyshime janë shumë se në atë zonë bëhet fjalë se është zhdukur djali jonë. S’kemi ca të themi më. Na kanë rënë shumë gjëra. Të nxjerrin të vërtetën. Të mendojnë si për fëmijën e vet.
FACT CHECK: Ne përpiqemi për saktësi të lajmit, por nëse shikoni diçka që nuk shkon,
klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃