“Familje”/ Stresi i bën kërkesën publike Noizyt, reperi habit me përgjigjen e tij

Dy reperët e njohur shqiptarë Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen në armiq të përbetuar. Por pak kohë dyshja i kanë sheshuar konfliktet mes tyre dhe tashmë kanë raporte të mira.

Kjo gjë duket edhe në rrjetet e tyre sociale, ku ata e ndjekin njëri-tjetrin, madje së fundmi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka lënë një koment në një nga postimet e Noizyt.

Noizy bëri një postim në llogarinë e tij personale në Instagram për linjën e tij të veshjeve ku Stresi i kërkoi një kostum dhuratë.

“Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi në seksionin e komenteve.

Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigja e Rigels Rajkut, ose siç njihet si Noizy, i cili e ka quajtur Stresin “familje.”

VIJON…LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃