Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, feston sot ditëlindjen dhe bën 22 vjeç. Me atë rast ai i ka bërë vetes një super dhuratë.

Në rrjetet sociale, reperi ka treguar se ka blerë një shtëpi të re, më saktë një vilë. Kështu, ai duket se ka vënë në jetë atë që thotë në këngën e tij “Unë foli i fundit”. Në këtë këngë që vjen si një diss për shumë kolegë të tij, Don Xhoni thotë se ata janë të pasuksesshëm teksa ai në pandemi ka blerë vilë.

Ditën e veçantë Don Xhoni e ka kaluar me miqtë teksa ka udhëtuar drejt Parisit. Vetëm pak ditë para ditëlindjes ai u nda nga ish-e dashura, modelja ruse Ariana Lirey. Ata u njohën në rrjetet sociale dhe nisën një romancë që nuk zgjati shumë. Reperi ka thënë se ka shumë respekt për të por çdo gjë e ka një fund.

Thonë se është shumë e vështirë të depërtosh në tregon e muzikës, por ndonjëherë mjafton vetëm një ‘beat’, një tekst i goditur dhe voila. Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, reperi nga Drenica, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Ai u shfaq në emisionin e njohur në prill të 2020 dhe prej atëherë u bë tepër i njohur. Pas disa këngës, reperi e mbylli atë vit me një tjetër Freestyle në po të njëjtin emision. Freestyle i tij u bë shumë viral asokohe në TikTok. Kënga depërtoi kufijtë dhe u bë një trend në aplikacionin e përdorur aq shumë nga të rinjtë, por jo vetëm.

Madje, edhe milioneri italian, Gianluca Vaçhi, një yll i Instagram-it, që njihet për jetën ekstravgante, ka postuar një video me freestyle-in në fjalë, teksa kënga hit e reperit u shpërnda nga faqja e famshme “Ellen Tv Show”.

Në 2021 Don Xhoni erdhi me disa bashkëpunime, si Butrint Imeri dhe Loredana, dhe shumë këngë solo. Këto dy vite kanë qenë vërtetë magjike për reperin.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃