Nesh Karter shihej si një nga talentet më premtues në wrestling, i cili ishte dhe kampion “NXT Tag Team Champions” në WWE.

carter-lee

Gjithsesi, ai është denoncuar nga bashkëshortja e tij, një tjetër personazh i botës së wrestling, Kimbër Li, e cila ka treguar shenja dhune nga ana e Karter drejt saj.

Por duket se kjo nuk është e gjitha, pasi Li gjithashtu e ka denoncuar bashkëshortin e saj dhe për racizëm ndaj komunitetit LGBT dhe për pozat e tij si diktatori gjerman, Adolf Hitler, duke i postuar këto foto në Twitter.

Tani çdo gjë po invetsigohet nga policia dhe ritet që dhe WWE të marri vendimin nëse Karter do të përjashtohet nga kompania apo jo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃