Ditmir Bushati nuk është më deputet në siglën e Partisë Socialiste, por kjo nuk e ndalon të ruajë raportet me ish-kolegët e tij. Në fotot e sjella nga paparaci ynë, ish-ministri i Jashtëm është fotografuar së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe drejtorin e Agjencisë për Median dhe Informimin, Endri Fuga.

Të tre kanë qenë duke kaluar pranë Kryesisë së Kuvendit, teksa deputetët e tjerë nxitonin për t’u futur në Komisionin që po zhvillohej. Bushati vitet e fundit ka qenë një figurë e mediatizuar, pikërisht për deklaratat e tij, pasi u largua nga posti i ministrit të Jashtëm. Por duket se emri i tij është përfolur ditët e fundit për mundësinë e një rikthimi në qeveri.

Duke qenë se do të jetë një nga katër folësit, Kongresi i Partisë Socialiste më 9 prill përpos debatit e deklaratave, do të jetë edhe një rikthim për Ditmir Bushatin. Por a është ky një rikthim formal apo një rehabilitim i plotë i ish-ministrit të Jashtëm, që dukej një “yll” në rënie në politikën shqiptare?

Deputeti dhe sekretar dixhital i PS-së, Etjen Xhafa, nuk mund të flitet për rehabilitim, por një rikthim, dhe në emisionin “Debat” shpjegon arsyet e tij.

“PS është parti ku debate ekziston haptazi dhe asnjë nuk dëbohet për një qëndrim të caktuar mbi një çështje. Kam pasur nderin të shërbej si zëvendës në Ministrinë e Jashtme. Bushati është nga ata personazhe që i kanë dhënë shumë jetës politike dhe absolutisht që është potencial për të shfrytëzuar në akademinë politike të PS, që në thelb ka tërheqjen e të rinjve”, tha Xhafa.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃