PanoramaPlus.al/ Emrin e saj e kemi dëgjuar ndër vite dhe e dëgjojmë ende, punën e saj në televizion e shohim vazhdimisht, por vetë Vera Grabocka ka vendosur të qëndrojë vetëm në regji. Ajo u ka thënë “JO” kaktegorike intervistave dhe rrëfimeve rreth jetës së saj private.

Rrjetet sociale të regjisores shqiptare duken si ura e vetme e komunikimit të drejtpërdrejtë mes saj dhe njerëzve, por edhe aty ajo poston përmbajtje që lidhen me punën dhe shumë rrallë foto a video private.

Mëngjesin e ditës së sotme Vera e ka bërë një përjashtim dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga dy kënde të vilës së saj dhe bashkëshortit, aktorit të madh Timo Flloko. Në foton e parë ajo shihet në një ambient ndenjeje, që me kolonat e mëdha të ngjan me ato vilat e Toskanës. Nga kjo foto duket se shtëpia e tyre është e arreduar në mënyrë elegante dhe me shumë stil.

Në foton e dytë Vera ka pozuar pranë një statuje dekorative(kal) që qëndron pranë pishinës së saj, në oborr. “Mëngjes Prilli – Të gjithë kemi nevojë për pak diell në jetën tonë!”- ka shkruar Vera që ka ndarë kështu si rrallëherë copëza nga vila e saj.

Regjisorja nuk ndan shumë momente familjare në Instagramin e saj ama nuk i mban për vete të gjitha. Ajo dhe Timo kanë vetëm një vajzë që quhet Linda dhe që Vera e publikon rrallë në Instagram. Ajo jeton në SHBA dhe ka dy fëmijë.

Kjo video është një pamje shumë e rrallë që na vjen nga regjisorja, përpos dedikimeve të dashurisë që bën herë pas here për partnerin e saj të jetës.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃